20 ushtarë amerikanë nisen për Kosovë, do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të NATO-s

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se rreth 20 ushtarë amerikanë nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, pjesë e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Lowa-s, i janë bashkuar së fundmi misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, i njohur si KFOR.

Familjarë, miq, dhe drejtues shtetërorë dhe lokalë kanë organizuar një ngjarje lamtumirëse për të përshëndetur dhe inkurajuar ushtarët para se ata të nisen drejt detyrës në Kosovë.

“Familja dhe miqtë së bashku me drejtues lokalë dhe shtetërorë u mblodhën gjatë ditës për t’i dhënë lamtumirën rreth 20 ushtarëve nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, të cilët janë duke u vendosur në Kosovë”.“Ata do të ofrojnë mbështetje në ligj dhe rend për forcat e SHBA-së dhe NATO-s në operacionin e vazhdueshëm paqeruajtës ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin për media.