221 mijë udhëtarë kaluan përmes aeroportit “Adem Jashari” nga 1 deri më 27 dhjetor

221 mijë e 309 udhëtarë kanë udhëtuar përmes aeroportit “Adem Jashari” nga 1 deri më 27 dhjetor.

Lajmin e ka dhënë zëdhënsja e aeroportit, Valentina Gara.

“Vetëm në muajin dhjetor nga data 1 deri më 27 kanë udhëtuar 221 309 udhëtarë, përmes ANP ‘Adem Jashari’”, ka thënë ajo.

Prej këtij numri 133 mijë e 910 udhëtarë kanë ardhur në Kosovës.

“Përderisa presim të përmbyllim vitin me mbi 3.4 milionë udhëtarë”, tha tutje ajo.