25-vjetori i masakrës në Saradran, Kurti pritet të bëjë homazhe

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës në Saradran, do të bëjë homazhe te lapidari i fshatit.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se homazhet e kryeministrit do të bëhen nga ora 08:30.

Dhe duke filluar nga ora 08:45, Kurti do të bëjë homazhe te lapidari i tre dëshmorëve Demush Mavraj, Ibish Mavraj dhe Bekim Mavraj. Homazhet do të zhvillohen te fshati Saradran në Istog.