28% e qytetarëve duan të largohen në pjesën e parë të vitit

Instituti GAP ka publikuar një infografikë, përmes së cilës tregohet se cilët sektorë do të ndikohen më shumë nga emigrimi. Një anketë e realizuar nga ky Institut, tregon se rreth 28% e qytetarëve planifikojnë të emigrojnë drejt shteteve të zonës Schengen, në pjesën e parë të këtij viti.

Sipas kësaj infografike, prirje për emigrim ka më shumë nga sektori i ndërtimtarisë dhe ai i hotelerisë dhe gastronimisë, raporton Express.

Pas tyre renditet sektori i tregtisë dhe ai i prodhimit.

“Sektorët që pritet të preken në masë më të madhe nga largimi i punonjësve në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme janë ata të sektorit të ndërtimtarisë (18.7%), hotelerisë dhe gastronomisë (18.7%), tregtisë (18.1%) dhe prodhimit (12.9%). Të njëjtit janë ndër sektorët me numrin më të lartë të të punësuarve dhe ku produktiviteti i punonjësve është i lartë, mirëpo ku pagat vazhdojnë të mbesin të ulëta”, thuhet në raportin e GAP.