37-vjeçari që u vetëplagos u dërgua me urgjencë në spital – mësohet gjendja e tij

Një plagosje ka ndodhur sot në fshatin Qirez të Skenderajt, rreth ores 20:00.

Burime të rajonit.org kanë bërë me dije se V. Bajrami i moshës 37-vjeçare ka plagosur vetën aksidentalisht me një arme.

Portali ka mësuar se i njëjti është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Mitrovicë për trajtim emergjent dhe se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Baktere të rrezikshme: AUV nxjerr analizat për rastin e helmimit masiv në Malishevë