Llapianit nuk po ia don punën: “Si punova si nuk punova, njejtë është”

Në shumë vende të botës, kompani të ndryshme për fundvit e ndajnë edhe rrogën e 13.

Mirëpo kjo nuk është shumë e njohur në Kosovë, pasi ka pak kompani ose fare që e praktikojnë ndarjen rrogës së 13 me të punësuarin.

Qyetarët nga komuna e Podujevës thonë se duhet të jepet rroga e 13, por që në vendin tonë nuk ndodhë.

“Ajo është obligative po s’po dojnë me na dhënë”, tha një qytetarë.

E një qytetar tjetër u shpreh se nuk i intereson fare pasi është i papunë, e as nuk e ka ndërmend të punojë.

“Jo more këtu jetoj, po kështu veç kush tem jep, si punova si nuk punova njejt është”, tha ai për lajmi.net.