4 Korriku, ngritet flamuri amerikan në një xhami në Prishtinë (video)

Në shenjë falënderimi për popullin amerikan dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në xhaminë “Bedri Kamberi në kryeqytet është ngritur flamurit amerikan si simbolikë për festën e 247-vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së.

Labinot Maliqi si imam i kësaj faltore tha se populli kosovar është mirënjohës për atë që ka bërë shteti amerikan në lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës, por edhe mbështetjen që e ka dhënë në vazhdimësi për shtetin më të ri në Evropë.