4 korriku u festua edhe në Prishtinë, munguan Kurti e Osmani

Nuk dihet arsyeja, ani pse të dytë ishin të pranishëm në vend, të paktën duke u bazuar në agjendën e tyre.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë munguar në festën e 4 korrikut në Prishtinë.

Kjo festë u organizua nga i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori i ShBA-së në vendin tonë, Jeffrey Hovenier.

Ky i fundit shënoi edhe një fjalë rasti, duke thënë se përkundër mungesës në vendlindje, të pranishmit e kanë bërë të ndihen si në shtëpi.

Jo vetëm kaq, ai iu përgjigj një mysafiri që i tha: ti je në shtëpi. Pasi foli një i pranishëm, reagoi Hovenier: “… Saktë, jam në shtëpi, në shtëpinë time në Prishtinë. Faleminderit që po festoni me ne, urime 4 korriku, urime Dita e Pavarësisë ShBA, faleminderit Kosovë”.