Avokati i Nuredin Lushtakut, Artan Qerkini ka konfirmuar për T7 se klienti i tij është liruar pasi ndodhej në stacionin policor për intervistim. Lushtaku dyshohet se është përfshirë në një përleshje mbrëmë në Skenderaj, ku janë plagosur dy policë..
“E kam vizitu zotin Lushtaku, ai është liruar me procedurë të rregullt, meqenëse nuk ekziston ndonjë dyshim i arsyeshëm që ai ka përdorur armë gjatë incidentit në fjalë, policia do t’i zhvillojë hetimet, ne jemi të interesuar që hetimet të zhvillohen të plota në mënyrë që të zbardhet e gjithë e vërteta e këtij rasti, pa zhvillime të hetimeve natyrisht ne do t’i përdordim të gjitha ato mjete juridike që i kemi në dispozicion varësisht prej rezultatit të procedurës së hetimeve”, ka thënë ai.
I pyetur nëse ka të tjerë të arrestuar në lidhje me incidentin, Qerkini tha se s’ka informacion.
“Nuk e di për të tjerët, nuk mund të flas për të tjerët, sepse unë mund ta përfaqësoj vetëm një të dyshuar në këtë rast zotin Nuredin Lushtaku për të tjerët nuk kam informacion”, u shpreh ai.