Pjesëtarët e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës thuhet të jenë vendosur në urën e Bistricës në rrugën Mitrovicë-Leposaviq.
Njësitet Speciale kanë arritur me pesë autoblinda, teksa sipas portalit serb që operon në Kosovë, “Kosovo-online” serbët lokalë “kanë frikë” se këtu mund të vendoset një pikë kontrolli, (kjo veç hipotezë e panevojshme e portalit), apo ndoshta mund të jetë paralajmërimi i largimit të barrikadave.
Ura e Bistricës gjendet në rrugën magjistrale Mitrovicë-Rashkë, afër kthesës për Banjskë në drejtim të Leposaviqit dhe pikës kufitare të Jarinjës.
Demokracia.com: Shkarkohet kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani