Policia e konfirmon: Grupet kriminale gjatë natës vendosën edhe dy barrikada të reja

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vendosjen e dy barrikadave të reja në veri të vendit.

Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes në Mitrovicë të Veriut.

Policia konfirmon se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës nga “grupe kriminale”.

“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda.

Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kërshi i Dudës”, thonë nga policia.