Aksident tragjik në Bullgari, vdes profesori i njohur kosovar (FOTO)

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Bullgari.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën profesori kosovar Zeqir Shaqiri, shkruan IndeksOnline.

Zeqir Sheqiri ishte ligjërues i rregullt i lëndës së Fizikës në Fakultetin e Edukimit.

Ai kishte një numër të madh botimesh.

“Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit ngushëllon familjen Shaqiri me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Zeqir Shaqiri. Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit, kolegut e mikut tonë, Zeqir Shaqiri.

Profesorin Zeqir do ta kujtojmë përherë si një ndër profesorët më të shquar e më të përkushtuar në fakultetin tonë, e mbi të gjitha si mik të mirë. Me këtë rast bashkëndjejmë dhëmbjen me familjarët, shokët, miqtë, studentët dhe të gjithë atyre që e njohën”, shkruhet ne njoftim.