Rrahje në një xhami në Podujevë, përplasen grupet ‘pro’ dhe ‘kundër’ hoxhës

Në konfrontim fizik janë përfshirë ‘xhemati’ në xhaminë e fshatit Halabak të Podujevës.

Pasi që hoxha ka hyrë në xhami për t’i kryer ritet fetare, katër persona e kanë penguar atë përderisa tre të tjerë i kanë ardhur në ndihmë imamit të xhamisë.

Sipas njoftimit të policisë, njëri prej tre personave që i kanë ardhur në ndihmë imamit, e ka qëlluar me kondak të revoles një person të grupit tjetër, duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarve dhe ka gjetur një fotrollë të revoles.

“Të dyshuarit gjenden në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim të policisë.