Ndryshon moti, ky është parashikimi për fundjavë

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Ndërkaq, sipas njoftimit, të dielën pritet të jetë mot me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell.

“Dita e shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat në orët e vona parashihen që vende –vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh”.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell. Në fushat termike parashihet të ketë rënie të lehta. Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.