Një ngatërresë mes të miturve ka ndodhur dje në fshatin Dardani të Ferizajt, në orët e mbrëmjes.
Përleshja, motivi i së cilës dyshohet të jetë një mosmarrëveshje në rrjete sociale ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast lëndime ka pësuar një 15-vjeçar.
Për pasojë, dy palët kanë marrë tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit rajonal të Ferizajt.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e të miturit.
Nga Norvegjia erdhi për pushime, vdes në Kosovë – Kjo është arsyeja
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje në rrjetin social “TikTok”, që kishin pasur dy të miturit, për çka pasoi edhe përleshja.
Palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërkohë që Policia ka konfiskuar mjetin e mprehtë, thikën që është përdorur në rast.