Instituti Ndërkombëtar Republikan, një organizatë amerikane që merret me avancimin e demokracisë dhe qeverisjes nëpër botë, ka bërë matjet se sa përkrahet nisma “Open Balkan” në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas këtij instituti, “Open Balkan” më sa pakti përkrahet në Kosovë e më së shumti në Serbi.
“Përkrahja për hapjen e kufijëve iniciativa “Open Balkan” në shtetet e Ballkanit Perëndimor: 75% në Serbi, 68% në Bosnje e Hercegovinë, 66% në Mal të Zi, 61% në Maqedoninë e veriut dhe 42% në Kosovë”, bëhet e ditur në matjet e institutit.
Që nga fillimi i iniciativës së Ballkanit të Hapur që fillimisht ishte quajtur Minishengen, Kosova ishte shprehur kundër anëtarësimit në nismën e cila ishte prezantuar në Novi Sad të Serbisë në vitin 2019.
Megjithatë përqindja e përkrahjes në Kosovë për iniciativën është 42%.
Nga Norvegjia erdhi për pushime, vdes në Kosovë – Kjo është arsyeja