Duke folur për Betejën e Koshares, njëri nga ish-komandantët, Hisen Berisha thotë se është e vështirë të përshkruhet me fjalë intensiteti i luftimeve në këtë betejë.
Në një lidhje direkte në Tëvë 1, deputeti i PDK-së theksoi se Kosharja ka qenë ferr për forcat serbe.
“Është e vështirë të përshkruhet me fjalë intensiteti i luftimeve dhe zjarreve në luftën e Koshares, sepse ajo është më shumë përjetim që mund të ndjehet kur flet me ata që e kanë përjetuar si luftë dhe konkretisht me ushtarët…vërehet se ajo ka qenë një tejkalim i Vietnamit. Unë mendoj se jo vetëm Vietnam, por ashtu siç e kanë quajt ata ferr, ferr ka qenë Kosharja për forcat serbe. Ne kemi përjetuar atje për herë të parë që serbët t’i lënë kufomat dhe të ikin, çka s’ka ndodh.
Ata e kanë pas një veti me i përdor të gjitha forcat, të gjithë zjarrin, të gjitha artileritë, fuqitë e tyre për tërheqje të një kufome, që është Kosharja vendi i parë dhe i vetmi besoj që serbët kanë arrit me u tërheq duke i lënë trupat e vdekur dhe të cilat ia kemi dhënë pastaj pas lufte”, deklaroi ai.
Sipas tij, është e vetmja “betejë që po luftojnë ta stërmadhojnë për ta arsyetuar këtë dështim dhe humbje të asaj ushtrisë hyjnore të Millosheviqit”.
Berisha shtoi se pa pushkën e UÇK-së “kurrë liri në këtë vend nuk kish ardh”.
Dëshmitarja e parë në Speciale një grua, dëshmia e saj pritet të zgjasë 4 ditë