Kjo është faqja online ku mund të kontrolloni nëse dikush ju ka vjedhur fjalëkalimin

Kjo është faqja online ku mund të kontrolloni nëse dikush ju ka vjedhur fjalëkalimin

Fjalëkalimet tona nuk janë 100% të sigurta dhe ekziston gjithmonë rreziku që ato të zbulohen nëpërmjet sulmeve të drejtpërdrejta ndaj llogarive ose shërbimeve online që ruajnë të dhënat e përdoruesve. Prandaj, është e nevojshme që të kontrolloni nëse fjalëkalimi juaj është vjedhur.

“Have I Been Pwned” është një sajt i besuar i lançuar në vitin 2013 nga Troy Hunt, Drejtor Rajonal i Microsoft. Është një website mjaft i popullarizuar në botën e sigurisë kibernetike për zbulimin e ndërhyrjeve, vjedhjen e të dhënave dhe edukimin e profesionistëve të teknologjisë.

Përdorimi i shërbimit është shumë i thjeshtë dhe plotësisht falas. Vizitoni faqen zyrtare të internetit Have I Been Pwned dhe shkruani adresën tuaj të emailit ose numrin e telefonit (me kodin e zonës). Brenda pak sekondash , ju do të dini detajet e çdo shkeljeje të privatësisë ku të dhënat tuaja janë komprometuar.

Kjo faqe ka mjete të tjera të kontrollit të sigurisë. Për shembull, “Pwned Passwords” i lejon përdoruesit të fusin vetëm një fjalëkalim dhe të shohin sa herë është vjedhur.