Një pedofil 65-vjeçar ka rënë ditën e sotme në pranga në Shkodër, nën akuzë për ngacmim seksual.
Policia ka njoftuar se arrestimi i 65-vjeçarit është bërë i mundur pas bashkëpunimit me emisionin investigativ “Fiks Fare”, i cili ka denoncuar rastin. Ky 65-vjeçar ka ngacmuar disa vajza të mitura në kohë dhe vende të ndryshme.
Nanën kam me ju **, ju la në histori” / 68-vjeçari sulmon me fshesë inspektorët e ndërtimit në Pejë
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Bashkëpunimi me median vë në pranga një shtetas, për ngacmim seksual.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë , Shkodër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura.
Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Paralajmërohen “skenarë ferri” këtë mbrëmje në Maqedoninë e Veriut