Ushtarët amerikanë të KFOR-it vendosen në veri, serbët vazhdojnë të mblidhen

Prania e ushtarëve të KFOR-it, kryesisht amerikan është parë në pjesë të ndryshme të veriut mëngjesin e të hënës.

Bashkë me policinë e Kosovës, ata janë vendosur në pozicione të ndryshme rrugësh.

Po ashtu, edhe serbët kanë filluar të mblidhen në numër më të madh, teksa një pjesë e tyre duken edhe me maska.