Kurti: Së pari tërheqja e bandave, pastaj zvogëlimi i numrit të policëve – huliganët ose në Serbi, ose në burg në Kosovë

Kryeministri Kurti ka qenë i qartë sa i përket kërkesave të ndërkombëtarëve dhe palës serbe.

Ai ka shtuar se fillimisht duhet të largohen bandat kriminale, para se të zvogëlohet numri i policëve, përcjell 07 Press.

Madje, shefi i ekzekutivit pohoi se po punojnë për të gjetur rrugëdaljen, që më pas shpie te implementimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes së Brukselit.

“Po punojmë shumë të gjejmë rrugëdaljen. S’duhet të jetë hekurudhë e lakuar, por me dy binarë. E para të dilet nga kriza me sundim të ligjit, huliganët në Serbi ose në burg në Kosovë, e më pas ulja e numrit të policisë dhe normalizim të situatës dhe implementimi i shpejtë, i plotë, pa shtyrje e pakushte i marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Kurti në Forumin e Bratislavës.