Kryetari i Zveçanit: Nuk po mendoj për zgjedhje të reja

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë me dije se nuk është duke menduar për zgjedhjet të reja të cilat i kanë paralajmëruar presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Në lidhje me mundësinë e dorëheqjes për t`i hapur rrugë zgjedhje të jashtëzakonshme, ai ka thënë se duhet të konsultohet me kabinetin.

“Për bese ne s’e kemi menduar atë. Nuk mund të them diçka përfundimisht. Na duhet të bisedojmë me kabinet”, ka thënë Peci për Klan Kosova.

Një ditë me parë, edhe kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili vije po ashtu nga PDK-ja, është shprehur se nuk i ka pëlqyer ideja e zgjedhjeve të reja.

Ai ka thënë se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhja e duhur.

“Do një analizë pse duhet të hyhet ne zgjedhje, a ka ndonjë element të tërheqjes dhe çka mund të prodhojë më pas kjo”, është shprehur ai.