Basha i VV-së nervozohet keq me Albulena Haxhiun, bën deklaratë edhe më të ashpër se ajo nga e cila u distancua ministrja

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka bërë një reagim në Facebook ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut me disa pretendime për të cilat nuk ofron prova.

Basha ka krahasuar disa raste të sistemit të drejtësisë në Kosovë me veprimet e presidentit serb, Sllobodan Millosheviq. Ai thotë se gjyqtarët dhe prokurorët që iu shërbejnë individëve, janë më të këqij se ndonjë i tillë që ka shërbyer në kohën e Millosheviqit.

Lajm i rëndësishëm për bujqit e fermerët, hapen aplikimet për grantet e vitit 2022

Kjo deklaratë bëhet pasi znj. Haxhiu u shpreh se deklaratat e mëhershme të Bashës ishin “të pavenda” duke e distancuar veten nga to.

Më tej, Basha për të përfocuar argumentet e tij përmend institutin zviceran për rastin Dehari vetëm në raportin e tij të kaluar, por harron krejtësisht raportin e fundit.

“Prandaj, çka kam thënë unë atëherë dhe pa hezitim vazhdoj me thënë sot edhe se kam aspkak problem është se çdo prokuror apo gjyqtar që ju shërben individëve e jo drejtësisë, dhe që me qëllim punon kundër Kosovës dhe interesave të qytetarëve tanë, për mu është më i keq se një prokuror apo gjyqtar i Milloshit sepse ata bile i kemi njoftë për armiq, ama hala ma randë kur t’vje e njejta padrejtësi nga i “joti.” Për mu ka pak rëndësi etnia apo nacionaliteti, unë i vlerësoj njerëzit në veprat që i bëjnë, jo etnisë apo nacionalitetit që i takojnë. Pikë!”, ka shkruar ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i tij: