Komuna e Gjilanit i bën me shtëpi të reja 8 familje me kushte të rënda ekonomike

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me drejtorin e Qatar Charity, Esam Dabab, kanë bërë dorëzimin e tetë çelësave të shtëpive të reja për familjet në nevojë.

Hyseni falënderoi Qatar Charityn për bashkëfinancimin e këtij projekti, teksa paralajmëroi se me projekte të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Ne do të vazhdojmë me projekte të tilla edhe në të ardhmen, ashtu që pak nga pak të ndihmojmë familjet të cilat vërtetë kanë nevojë”, tha Hyseni, transmeton Klankosova.tv.

E frikshme – peshkaqeni më i shpejt në botë kurrë s’ka qenë më afër Shqipërisë