“Ka, ka dorëzim!”, Bajqinovci ironizon me ndalimin e djalit të Vuçiqit nga Policia e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas ndalimit të Danlios, djalit të presidentit serb Vuçiq nga Policia e Kosovës, i cili kishte hyrë në Kosovë për të marrë pjesë në festën e “Vidovdanit”.

Duke ironizuar, Bajqinovci shkroi se ndalimi i Danilos nga Policia e Kosovës për t’ia hequr bluzën ishte një “dorëzim” i vërtetë për të, duke shkruar “Ima, ima Predaje” që në shqip përkthehet “Ka, ka dorëzim”.

“Danilo e dorëzoi fanelën në të cilën thoshte s’ka dorëzim.Djali i Vuçiqit, Danilo paska ardhur në Kosovë me maicë Nema Predaje (S’ka dorëzim). Policia ia ka ndalur veturën, ia ka kontrolluar veturën dhe i ka thënë ta heq bluzën. Danilo e hoqi bluzën. Ka, ka dorëzim. (Ima, ima predaje).” – shkroi deputeti i VV-së.