Gjendet një mjet i pashpërthyer në fshatin Jedov të Deçanit

Një person ka raportuar në polici se e ka gjetur një mjet të pa shpërthyer në pyll.

Njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar pa ndonjë incident.

“Fsh. Jedov, Deçan 30.06.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte në pyll duke prerë dru, kishte hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer. Njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e policisë.