Përplasjet e Haradinajt me amerikanët, Gjini: Ramushi është taktiçar i madh

Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se kryetari i kësaj partie, Ramush Haradianj është taktiçar i madh.

Këtë Gjini e tha duke iu referuar taksës së Haradinaj që ia vendosi Serbisë, dhe kjo e konfrontoi me bashkësinë ndërkombëtare.

Por, Gjini tha se ka dallim me atë që Albin Kurti e bën sot, duke thënë se taksa është vendosur për ta ndalur dialogun që për qëllim e kishte korrigjimin e kufijve që ai e quajti ndarje të Kosovës.

Megjithatë, Gjini thotë se në momentin kur Kosova po shkonte kah sanksionet, Ramush Haradinaj dha dorëheqje.

”Kur është rreziku me pas pasoja Kosova, ka thënë unë jap dorëheqje. Nuk ia vnoj sanksionet vendit tem, krahasimi është si nata me ditë edhe qëllimi është po ashtu. Taksa e ka pas një qëllim, atë qëllim e ka mbërri”, ka thënë Gjini.