Dramë edhe në Zveçan: Kryetari Ilir Peci shkarkon nënkryetaren serbe të komunës

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci e ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren serbe të komunës, Sldjana Pantoviq.

Vendimi është marrë, sipas Pecit, për arsye se e njëjta nuk ka përmbushur detyrat e saj, ka tejkaluar kompetencat si dhe nuk e ka kryer si duhet punën.
Postimi i plotë i Pecit:
“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës”.

“Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdoj të punoj dhe shërbej bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim”.