Raportohet për një vetëvrasje të një ushtari hungarez të KFOR-it në Kosovë

Një ushtar hungarez i KFOR-it raportohet ta ketë qëlluar veten me armë.

Kështu të paktën shkruajnë mediat hungareze, blikk.hu dhe hungary.postsen.com, përcjell lajmi.net.

Ende nuk dihet mënyra se si, por në bazë të asaj që shkruajnë mediet respektive, duket se ai kishte synuar vetëvrasjen.

Më tutje, bëhet i ditur fakti se Hungaria është njëri prej tri shteteve me numrin më të madh të ushtarëve në vendin tonë.