Zyrtare: Nga 1 shtatori fëmijët shqiptarë do ta kenë abetaren e përbashkët mbarëkombëtare

Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare do të jetë në duart e nxënësve nga një shtatori I këtij viti. Për botimin e kësaj abetareje të përbashkët janë shpallur fituese shtëpitë botuese ‘Pegi’ nga Shqipëria dhe ‘Dukagjini’ nga Kosova

Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare do të jetë në duart e nxënësve më 1 shtator 2022, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Përzgjedhja e shtëpive botuese fituese është bërë më 31 maj.

Sidoqoftë, nga ajo datë, ka nisur periudha prej 15 ditësh për ankesa, në rast se kanë të tilla shtëpitë e tjera botuese.

Të shtunën Bajrami i Kurbanit, falja në sheshe e xhami

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri është rezultat i mbledhjes dhe marrëveshjes së dy qeverive, në nëntor të vitit 2021.

Kjo abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Megjithatë, derisa në Kosovë përdorej një, në Shqipëri ishin lënë disa sosh si opsione duke bërë të mos jetë një abetare të njëjtë.

Ndërkaq, më 20 qershor, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se botuesi për botimin e Abetares së përbashkët tashmë është zgjedhur.