Kolona të gjata në autostradën Tiranë-Durrës, të gjithë drejt plazhit

Këtë të diel të nxehtë korriku, shumë qytetarë të Shqipërisë, por edhe kosovarë kanë marrë rrugën drejt bregdetit të Durrësit për të shijuar plazhin.

Mediat atje raportojnë se radhë të gjata trafiku janë krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku sikurse duket nga pamjet, mjetet qëndrojnë pa lëvizur nga vendi.

Kjo situatë është thuajse e përjavshme gjatë stinës së verës, jo vetëm Tiranë-Durrës, por edhe në Lezhë ku krahas trafikut në qytet, nuk mungon edhe në autostradë.