Rrusta e PSD-së: Pushteti ushqen armiqësi, e këndej me tone miratuese e nënkuptuese në takime me Listen Sërpska

Kanë filluar reagimet pasi Nacionale ka publikuar pjesën e parë të përgjimit të bisedave të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe koordinimin e saj me krimininelin, Milan Radoiçiq.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, duke thënë se pushteti po vepron “tinxa”.

Ajo ka thënë se pusheti publikisht po shprehet ndërsa “me tone miratuese e nënkuptuese në takime me Listen Serbska”

Tinxa, kjo është çështja… Vlera e bisedave të publikuara ku dëgjohet Kusari – Simiq duke biseduar është që pushteti ndryshe po jep zë në publik, duke ushqyer armiqësi, e këndej me tone miratuese e nënkuptuese në takime me Listen Serbska. Pse mos me qenë ky takim normal në fund të fundit? Vet i kanë fajet për shpalljet e vazhdueshme kush është armiku.” – ka shkruar ajo në Facebook.