Kurti mban diskutim me ambasadorin Hovenier

Kryeministri Albin Kurti, është parë sot në një takim, me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Siç thotë Kurti, me Hovenier dhe përfaqësuesit tjerë, diskutuan për sfidat e të bërit biznes në Kosovë.

Takimi erdhi në një tryezë diskutimesh bashkë edhe me përfaqësues nga USAID-i dhe Oda Amerikane.