Vetëvendosje iu përgjigjet me propagandë audioincizimeve të publikuara në media

Pa kaluar as 24 orë nga publikimi i përgjimeve ku protagonist ishte shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari dhe Lista Serbe, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video, përmes së cilës ka goditur opozitën e tanishme, e cila ishte në pushtet 10 vite më parë.

Përmes kësaj videoje propaganduese, VV thotë se LDK, PDK, AAK dhe AKR kishin nënshkruar në atë kohë aministimin e kriminelëve serbë, ku pikërisht në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar PËR 91 deputetë.

Në video kanë publikuar pamje të protestave kundër këtij ligji të mbajtura atë ditë nga VV e shoqëria civile.

Në fund, VV përmes kësaj video thotë se tani shumë nga ata kriminelë serbë janë arrestuar dhe se ka rend dhe ligj edhe në veri, me Qeverinë Kurti.