Mitrovica e Veriut ndan nga 100 euro për fëmijët e lindur në vitin 2023

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka thënë se për të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2023, komuna do të ofrojë mbështetje financiare në vlerë prej 100 euro.

Atiq, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut që të ndjekin rekomandimet për të përfituar nga ky subvencionim.

“Komuna e Mitrovicës Veriore, respektivisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2023 do të ofroj mbështetje financiare në shumë prej 100 euro”, shkroi Atiq.

Sipas njoftimit, dokumentet e nevojshme për të përfituar këtë subvencion janë fotokopja e letërnjoftimit të Kosovës, dëshmia e vendbanimit, certifikata e lindjes së fëmijës dhe konfirmimi bankar i llogarisë së nënës.