Dugolli i VV-së “thumbon” mediat, tregon se si duhet të raportojnë

Edhe më tej është duke vazhduar “lufta” e pushtetit ndaj mediave dhe gazetarëve në Kosovë.

Tashmë në këtë mes është radhitur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ever Dugolli.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se si duhet të raportohet.

Dugolli gjithashtu ka thënë se mediat kanë prirje të raportojnë vetëm pengesa.

Postimi i plotë:

Siç sheh lajmet sot imagjinojeni një portal në vitet ’98, ’99, titulli do të ishte kësisoj:

UÇK është armatosur, por territorin e Kosovës e kontrollon Serbia. Ja cila pjesë e kushtetutës së Serbisë e ndalon atë (Dokument).

Këto prirje për të konstatuar gjithnjë vetëm pengesat në secilën gjë nuk janë të rastësishme.