Mbytet një 48-vjeçar në plazhin e Golemit

Një 48 vjeçar ka vdekur në plazhin e Golemit në Kavajë.

Siç raporton Abcnews.al, burri nga Durrësi dyshohet se ka humbur jetën shkaku i arrestit kardiak.

Ai sapo kishte hyrë në ujë kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Atij i është dhënë menjëherë ndihma e parë, fillimisht nga familjarët e tij, më pas edhe nga roja e plazhit por edhe nga stafi mjekësor, por fatkeqësisht pa sukses.

Po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.