Arrestohet personi i njohur me nofkën “Liza”, ishte në kërkim që disa vite

Policia e Kosovës ka arrestuar I.A, i njohur me nofkën “Liza” që ishte në kërkim që disa vite.

Ai është i dyshuar për vrasje të rëndë.

Arrestimi i tij është bërë të dielën rreth orës 17:00 në Batllavë.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur  me nofkën “Liza”.

I njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë.

Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij.

Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.