Deputetja e VV-së përfshihet në aksident trafiku bashkë me disa familjarë, tregon për gjendjen e tyre

Tinka Kurti, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë e përfshirë në një aksident.

Bashkë me të kanë qenë edhe fëmijët dhe gjyshi.

Kurti  thotë se ajo dhe familjarët e saj janë mirë.

”Familjarë e miq që jeni shqetësu sot nga lajmi i aksidentimit, fëmijët, gjyshi dhe unë jemi mirë.  Shpëtuam fatbardhësisht. Ju falenderoj shumë për kujdesin! E paçit shëndetin“, ka shkruar ajo në Facebook.