Ish mbrojtësi i klubit kroat, Hrvatski Dragovoljac, Nue Nreca ka arritur marrëveshje me skuadrën kosovare, KF Rahoveci.
Klubi nga Liga e Parë që synon ngritjen në Superligë ka nisur të përforcohet dhe ardhja më e fundit është Nreca.
Burimet e gazetës Nacionale pranë futbollistit tregojnë se është arritur marrëveshja për gjashtë muajt e ardhshëm.
Nreca pritet që nesër të njoftohet edhe me bashkëlojtarët e tjerë duke u paraqitur në stërvitje, derisa brenda javës do zyrtarizohet nga vetë klubi kosovar.
Rahoveci ka nisur të konsulidohet si një ekip, pasi që edhe kanë arritur marrëveshje me disa nga futbollistët që bartën “barrën” e skuadrës në edicionin e kaluar për rinovimin e kontratës, ndërsa u përforcuan edhe me disa të tjerë.