Mbrëmë në Emergjencë në Ferizaj është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore I.A., 75-vjeç, i cili më pas ka vdekur. Sipas policisë bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Lidhur me këtë rast nga, hetuesit nga stacioni në Shterpcë, i kanë kontaktuar familjarët e viktimës, deshmitarët dhe kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima është gjetur nē gjendje të rëndë shëndetësore në shtēpinë e tyre.
Këto informacione i ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rikthimi” i COVID-19: Për 10 ditë, 1577 raste aktive më shumë në Kosovë
“Me datën 10.07.2022 rreth 21:16 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar nje informacion në Qendrēn Emergjente në Ferizaj, një person me inicialet I.A i moshës 75 vjeçar, ēshtē sjellur në gjendje jo të mirë shëndetësore nga familjarët e tij. Më pas, mjekët kujdestar pas tretmanit mjekēsor, kanë konstatuar se i njëjti ka vdekur ( vdekje natyrale).
Lidhur me këtē ngjarje, policia, hetuesit nga stacioni Shterpcë, i kanë kontaktuar familjarët e viktimës dhe deshmitarë dhe kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima është gjetur nē gjendje të rëndë shëndetësore në shtēpinē e tyre. Nē lidhje me kētë është infomruar edhe Prokurori nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe me vendim të tij inicuar shënim zyrtar”, tha Veseli për Express.