Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po përdoret si “instrument” nga Bashkimi Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.
Kështu mendojnë njohësit e rrethanave politike në vend, duke vlerësuar se kjo nuk do të duhej të ndodhë.
Tragjedi në familjen Avdiu në Shtërpcë, ky është burri që u rrah për vdekje nga djali i tij
Ka më shumë se katër vjet që Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, por kosovarët ende janë të izoluar.
Njohësit e rrethanave politike në vend e shohin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si “instrumentin” e vetëm që BE-ja po e përdorë për mosliberalizim të vizave.
Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu”, ka thënë për Radio Kosovën, se BE-ja po do që ta shfrytëzojë dialogun me Serbinë si të vetmin instrument për mosliberalizimin e vizave.
“Rikthimi” i COVID-19: Për 10 ditë, 1577 raste aktive më shumë në Kosovë
“Për faktin që Kosova është në proces të dialogut më Serbinë, kjo mund të jetë arsye kryesore që Kosova ende nuk e ka fituar liberalizimin e vizave. Kjo mund të përdoret në proces të dialogut si lloj karremi, që kur të ketë nevojë, Kosova të lëshojë pe diku, atëherë do të përdoret çështja e liberalizimit të vizave. Prandaj, edhe pse formalisht nuk ka lidhshmëri, mendoj se BE-ja e ka përdorur”, ka thënë Demhasaj.
Edhe analisti tjetër politik, Artan Muhaxheri, ka thënë se Bashkimi Evropian po e lidhë çështjen e dialogut me liberalizimin e vizave, e që, sipas tij, kjo nuk do të duhej të ndodhte.“Fatkeqësisht është një absurditet i madh që procesi i liberalizimit të vizave lidhet me dialogun, sepse këto do të duhej të ishin dy kategori krejtësisht të ndryshme”, ka deklaruar Muhaxheri.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende nuk e ka të lirë lëvizjen në zonën Shengen, edhe pse i ka plotësuar të gjitha kriteret.
Ndonëse ishte pritur shumë, liberalizimi i vizave nuk u përfshi në agjendën e Samitit të Këshillit Evropian, që u mbajt më 23 qershor të këtij viti.
“Rikthimi” i COVID-19: Për 10 ditë, 1577 raste aktive më shumë në Kosovë