Gjenden tri granata dore në një shkollë të Deçanit

Derisa ishte duke u bërë rrënimi i një objekti të vjetër të shkollës në kulm, janë gjetur tri granata dore.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:00, në fshatin Gramaçel të Deçanit, tha Policia e Kosovës.

Njësia patrulluese e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e policisë që i ka tërhequr mjetet e dyshimta pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Rasti i djeshëm është iniciuar si “gjetje e mjeteve të pashpërthyera”.