Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton për një sulm fizik sot ndaj ekipit të RTK-së.
Ekipi i përbërë nga gazetarja Qëndresa Duraku dhe kameramani Besnik Latifi, janë sulmuar në Tregun e Gjelbër teksa po realizonin temën e shitësve ambulantë, njofton AGK.
IPK pritet të rekomandojë suspendimin e policit Flamur Keka, ky është dyshimi që rëndon mbi të
“Sipas njoftimit të televizionit, njëri nga shitësit ka sulmuar kameramanin dhe gazetaren, duke ua pamundësuar kështu realizimin e temës.
AGK-ja e dënon këtë sulm dhe u bënë thirrje organeve të drejtësisë rastin ta trajtojnë me prioritet dhe autorin ta sjellin para drejtësisë”, thuhet tutje në njoftimin e AGK-së.