“76.8% të qytetarëve nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës” – Krasniqi: U dëshmua ajo që ka thënë PDK-ja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot, në publikimin më të ri të Pulsit Publik, realizuar nga UNDP dhe financuar nga USAID, u dëshmua ajo të cilën PDK thënë vazhdimisht dhe zëshëm kohëve të fundit.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur më drejtimin politik të vendit dhe se kjo Qeveri, përjashtuese me aleatë ndërkombëtarë dhe koordinuese me kriminelë, nuk është duke përfaqësuar vullnetin e tyre.

“Sipas Pulsit Publik të UNDP, 45.6 % të qytetarëve të Kosovës nuk janë aspak të kënaqur me drejtimin politik të vendit. Ndërkaq, derisa 31.2 kanë preferuar të mbesin neutral, vetëm 23.2 % janë shprehur të kënaqur në përgjigjet e tyre. Edhe një herë, kjo dëshmon për urgjencën e ndërrimit të drejtimit politik që ka marrë vendi, por, i cili nuk mund të bëhet pa ndërrimin e Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

Rruga e rrezikshme në të cilën kjo Qeveri e ka futur vendin nuk është problemi i vetëm për qytetarët tanë: Papunësia, varfëria, inflacioni, çmimet e larta të produkteve esencial dhe shërbimet jodinjitoze shëndetësore janë renditur si pesë problemet më të mëdha sociale.

78% e qytetarëve mendojnë se punësimi në institucionet publike nuk bëhet në baza meritore.