VV-ja për diasporën: Kosovës i duhet truri i mërgatës

Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe në politikën kosovare, ka takuar sot diasporën që po qëndron në Kosovë, e disa prej të cilëve vizituan Kuvendin e Kosovës.

Në një postim të LVV-së, theksohet se mërgata është zëmra dhe shpirti i këtij vendi.

Tutje, ata kanë theksuar se Kosovës i duhet fuqia e mërgatës e truri i saj.

“Si qeverisje, ashtu siç jemi zotuar, mërgatës tonë ua kemi lehtësuar procesin e votimit në Kosovë, ua kemi lehtësuar investimin në ekonomi, dhe përmes Programit për Diplomaci Qytetare kemi filluar t’ua lehtësojmë edhe përfshirjen në politikbërje në Kosovë.

Ashtu siç mërgatës i duhet Kosova si vendlindje, si atdhe e mëmëdhe, edhe Kosovës i duhet mërgata, fuqia e saj, truri i saj, për t’u zhvilluar e për t’u bërë një vend prosperues për të gjithë.” – shkruan LVV-ja.