Lia e majmunit është bërë problemi i radhës global dhe Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar informacionet që qytetarët duhet t’i dinë.
MSH publikoi në Facebook këshillat shëndetësore për t’u mbrojtur nga lia e majmunit, e ku hyn edhe seksi i sigurt dhe kufizimi i partnerëve seksualë.
Simptomat e lisë së majmunit janë skuqja me flluska në çdo pjesë të trupit, inflamacion dhe dhimbje në zorrën e trashë, enjtje e nyjeve limfatike dhe ethe.
Lia e majmunit përhapet përmes kontaktit të ngushtë të drejtëpërdrejtë ose përmes ndonjë objekti të kontaminuar.
MSH këshillon që të praktikoni seks të sigurt, duke përfshirë “kufizimin e numrit të partnerëve seksual”.
Po ashtu, rekomandohet t’i mbani duart e pastra duke përdorur sapun dhe ujë, ose dezinfektuez me bazë alkooli. /Express