Ambasadori i Turqisë: Jemi të gëzuar të shihemi më shumë si partner mbrojtës të Kosovës

Sabri Tunç Angili, ambasador i Turiqsë në Kosovë, ka dhënë një intervistë në Debat Plus të RTV Dukagjinit, ku ka folur për blerjen e dronëve turkë nga Kosova.

Ai ka thënë se dronët nuk ishin donacion.

Kryeminstri Kurti veçse ka dhënë një njoftim në media dhe m’duket e ka dhënë përgjigjen. Në këtë postim të tij, ka qenë një intervistë në një gazetë kroat, aty ka dhënë detaje shtesë. Kështu që është një marrëveshje, nuk është një donacion.” – ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se Turqia dëshiron të shhet më shumë si partner mbrojtës i Kosovës.

Në fakt, ne nuk jemi shumë të gëzuar të shihemi më shumë si partner mbrojtës të Kosovës. Arsyeja është sepse Kosova është partneri strategjik i Turqisë edhe anasjelltas. Për të qenë një partner strategjik do të thotë të zhvilloni të gjitha fushat, edhe atë të mbrojtjes. Por në Kosovë ne e kemi të zhvilluar, të rëndësishëm edhe bashkëpunimin ekonomik. Ne kemi investime në sektorë të ndryshëm, në banka, në aeroport, në distribucionin e rrymës, në prodhim dhe kompanitë turke edhe ngrisin punësimin në Kosovë. Investimet në Kosovë janë 10 përqind e investimeve tona në Ballkan. Vitin e kaluar Turqia është bërë partneri numër 1 i Kosovës dhe ne dëshirojmë të kemi bashkëpunim ekonomik e tregtar, kjo është e rëndësishme për ne.” – shtoi ai.