Kurti “mbështet” mbylljen e Klan Kosovës

Zyra e Kryeministrit të Kosovës “mbështet plotësisht” organet që kryejnë detyrat e tyre, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me vendimin e djeshëm të ARBK-së për heqjen e licensës, përkatësisht, mbylljen e televizionit “Klan Kosova”.

Përmes një serie cicërimash në Twitter, Albin Kurti, është shprehur se aplikimi i ligjit kundër “biznesmenëve të fuqishëm…në asnjë mënyrë nuk përbën sulm mbi lirinë e medias”.

Të ndjekësh rregullat e regjistrimin është detyrë ligjore, e jo ‘teknikalitet'”, ka shkruar Kurti, teksa ka shtuar edhe se shtrirja e ligjit kundrejt “një shkelësi…nuk bën asgjë për të kërcënuar pluralizmin e medias”.

Në demokraci, organet e autorizuara për të vendosur një gjë të tillë nuk janë në Zyrë të Kryeministrit. Sidoqoftë, këto organe kanë mbështetjet e plot të Zyrës sonë për të kryer detyrat e tyre, përvballë interesave të fuqishmne të biznesmenëve të pasur në linjë kundër tyre“.

Kurti operimin e Klan Kosovës e quan “sulm ndaj demokracisë tonë kur biznesmenë të fortë thejnë ligjin për përfitime financiare”.

Të shtrish sundimin e ligjit kundër shkeljeve të njerëzve të till – në asnjë mënyrtë – nuk përbën sulm mbi lirinë e medias“, ka përfunduar ai.