“U bë për shkaqe objektive”, Presidenca konfirmon shtyrjen e vizitës së delegacionit amerikan

Vizita e delegacionit amerikan në krye me nënsekretarin e  Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-ve, Derek Chollet, është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin, se Chollet ka shtyrë vizitën e tij në Ballkan për shkaqe objektive.

“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, ka thënë këshilltati për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Vizita e këshilltarit të lartë të DASH-it ishte paralajmëruar të mbahej më 30 e 31 korrik.

Delegacioni amerikan ishte paraparë të zhvillojë takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Telegrafi sot gjatë ditës ka raportuar për shtyrjen e kësaj vizite, e cila pritej të jetë vizita më lartë nga administrata e presidentin amerikan Joe Biden, pas tensioneve në veri.